TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Shtator 2023, 12:23

Gisele Bundchen: Nuk është e shëndetshme as një gotë verë

Shkruar nga Pamfleti

Gisele Bundchen: Nuk është e shëndetshme as një gotë

Gisele Bundchen është mjaft e përkushtuar në rrugëtimin e saj për t’u shëruar nga e shkuara. Supermodelja tregoi për ‘People’ se prej dy vitesh nuk ka pirë asnjë pije alkoolike dhe arsyet pse e ka ndërmarrë këtë vendim.

Gisele u shpreh se e bëri këtë për të pasur një jetë më të kthjellët.

“Menjëherë pasi mbusha 40 vjeç, ndjeva një diferencë shumë të madhe mes konsumimit të një gote vere dhe faktit që nuk pija fare. Shoqëria e pranon konsumimin e një gote vere dhe njerëzit thonë se është e shëndetshme, por për mua nuk ishte kështu”, tha supermodelja, duke shtuar se “pyeti” trupin dhe vendosi që konsumimi i alkoolit dhe kafeinës nuk ishte i shëndetshëm për të.

Ajo tha se kur ndërpreu konsumimin e alkoolit, u ndje më e pranishme në ngjarjet e jetës.

“Isha më e qartë. Më parë ndihesha më konfuze. Tanimë, jam shumë e mprehtë, prezente dhe vërej gjëra që s’i kisha vënë re më parë. Kur nuk pi, fle shumë më mirë”.

Bundchen, që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti, Tom Brady, me një vendim të përbashkët, e ka theksuar se po përqendrohet te mirëqenia e saj shëndetësore dhe mendore.

“Ndonjëherë, ne mund të distancohemi nga trupat tanë sepse po u largohemi vetes”, tha supermodelja dhe shtoi se në njëfarë mënyre, marrim zakone të këqija, duke nisur që nga ushqimet e pashëndetshme dhe deri te konsumimi i alkoolit. “Mendoj se kur e risjell veten në të njëjtën linjë me trupin dhe thjesht je prezent, është fantastike, sepse sillesh mirë me trupin. Merr frymë, rilidhesh”, përfundoi ajo.

gisele bundchen gote vere

Lini një Përgjigje