TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2024, 10:52

“Gëzuar Shekullin ku lumturia është sasi K…!”, Ema Andrea pendohet për statusin dhe e kap me portalet

Shkruar nga Pamfleti

“Gëzuar Shekullin ku lumturia është sasi K…!”,

Aktorja Ema Andrea ka ironizuar të gjithë ata që kanë ëndërr të jenë pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri “Big Brother Albania”.

Me anë të një postimi në Facebook, aktorja çuditi të madh e të vogël, ku shkruan se nuk arrin ta kuptojë se si ka njerëz që ndihen të lumtur duke fjetur në një krevat me një person tjetër, e mbi të gjitha, i shikon e gjithë Shqipëria.

Themi “e çuditshme”, duke patur parasysh që si aktore, Ema ka luajtur plot role me përmbajtje erotike. Jo për gjë, por na u kujtua një shprehje shkodrane që thotë: "Ma mba pak ko.pilin, t'i them asaj ku.rvë".

Në dukje, të paktën në masmedia ,është shfaqur një grua pa të tilla paragjykime, madje hiqej si një grua rebele, që shkonte kundër rrymës, por ja që në postimin e saj na habiti kur shkroi:

“Te kesh enderr me hy ne Big Brother… Nuk di dmth! Te jesh i/ e lumtur se kur fle ne shtrat pranë dikujt qe quhet Paralel dhe e sheh gjithe Shiperia..nuk e di dmth…! Gezuar Shekullin ku lumturia eshte sasi K…! Poete hidhuni vet ne zjarr se librat jane djege kaherë!”, ka shkruar Ema, e cila është indinjuar me portalet kur ia pasqyruan postimin.

“Gëzuar Shekullin ku lumturia është sasi K…!”,

Aq shumë është zemëruar aktorja, sa bën një story në Instagram, duke iu hakërryer mediave online, pse pasqyruan atë që kishte shkruar ajo:

“Lajmëroj shfaqje, portalet s’kanë sy! Bëj me dije në një story dhe bëhet lajm me aludime kreejt pa lidhje! O portali ha bukë ha! E kuptova që duhet të shkruaj në mënyrë direkte! Unë nuk kam pula, ju pse bëni ësh??

P.s bota ime rrotullohet shumë larg BB!”

“Gëzuar Shekullin ku lumturia është sasi K…!”, “Gëzuar Shekullin ku lumturia është sasi K…!”,

Çfarë mund t’i thuhet Emës në këto raste? Vetë shkroi për moralin në Big Brother, e vetë e mohoi duke thënë se “bota e saj nuk rrotullohet rreth Big Brother-it”?! Ju si e shpjegoni lunatizmin e aktores në këtë rast? /Pamfleti

ema andrea portalet big brother

Lini një Përgjigje