
Salsano Rrapi ka bërë një batutë të papritur lidhur me filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku ai është pjesë e kastit.
Teksa bënte apelin në programin radiofonik, Visjan Ukcenaj tha me humor se Salsano është prezent duke kopjuar nga mbrapa.
Në këtë moment, Salsano u shpreh se tashmë as aktor nuk është, pasi vetëm një është mbreti.
“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, tha Salsano duke iu referuar Luizit.
Kujtojmë se nofkat “mbreti” dhe “luani” janë përdorur vazhdimisht nga fansat e këngëtarit.
Lini një Përgjigje