TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Tetor 2023, 13:43

Britney Spears vazhdon të trondisë publikun: Babai më futi në qendër rehabilitimi vetëm pse merrja suplemente energjie

Shkruar nga Pamfleti

Britney Spears vazhdon të trondisë publikun: Babai më futi

‘The Woman In Me’, libri me kujtimet e princeshës së pop-it Britney Spears u publikua ditën e djeshme. Në disa nga kapitujt e këtij libri, këngëtarja tregon presionin psikologjik të familjarëve të saj e kryesisht babait i cili, siç tregon ajo në vitin 2014, e detyroi të shkonte fshehurazi në qendra rehabilitimi.

Ylli i popit shkruan në “The Woman in Me” se i dashuri i saj i atëhershëm, Charlie Ebersol, i dha asaj produkte që rrisin energjinë pa kërkuar miratimin nga Jamie, i cili mbikëqyrte kujdesin e saj mjekësor në atë kohë si kujdestari i saj.

“Charlie stërvitej çdo ditë, duke marrë suplemente para stërvitjes dhe një grup të tërë vitaminash. Ai ndau me mua studimin e tij të ushqyerjes dhe filloi të më jepte suplemente energjie”, kujton ajo.

“Babai im nuk e pëlqente këtë. Ai e dinte se çfarë haja, ai madje e dinte se kur do të shkoja në banjë. Kështu që kur fillova të merrja suplemente energjie, ai pa që kisha më shumë energji në skenë dhe se isha në formë më të mirë se sa kisha qenë”, shkruan ylli.

Këngëtarja thotë se kaloi një muaj në një institucion në Malibu, Kaliforni, ku ishte e rrethuar nga shumë abuzues seriozë të drogës.

Kjo është hera e parë që Britney zbulon periudhën e rehabilitimit, megjithëse revista ‘Star’ raportoi në atë kohë se ajo kishte shkuar në Summit Malibu.

britney spears qender rehabilitimi

Lini një Përgjigje