TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Tetor 2023, 12:27

Deklaroi se kishte plane për dasmën, pendohet Arjola Shehu: Ma morën mësysh lidhjen

Shkruar nga Pamfleti

Deklaroi se kishte plane për dasmën, pendohet Arjola Shehu: Ma

Disa muaj më parë, Arjola Shehu si rrallë herë foli për jetën e saj private, duke pranuar për herë të parë se ishte në një lidhje dashurie, gjë që më pas çoi edhe në shumë tituj mediash e aludimesh në rrjetet sociale se moderatorja e njohur, jo vetëm që ishte në një romancë prej shumë kohësh, por edhe kishte plane për dasmë.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, Arjola i mohoi zërat, teksa sqaroi se as vetë nuk e dinte pse kishte marrë vendimin të fliste për historinë e saj të dashurisë, megjithatë deklaratat e saj morën përmasa të ekzagjeruara në mediat online dhe nuk është aspak e vërtetë që do të ketë martesë.

Jo vetëm kaq, por ajo tha se në këtë moment nuk po mendon as të nisë të krijojë në familje, ndërsa rrëfeu se marrëdhënien e saj edhe mund “ta kenë marrë mësysh”, që pas bërjes publike dhe prandaj nuk do të ketë as dasmë, duke lënë vend edhe për dyshime të tjera.

arjola shehu mesysh lidhja

Lini një Përgjigje