TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Gusht 2025, 13:40

Çfarë ndodhi? Reperi shqiptar anulon dy koncertet e planifikuara në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi? Reperi shqiptar anulon dy koncertet e planifikuara

Reperi Azet ka njoftuar fansat e tij se dy koncertet e fundit të planifikuara në Turqi, në qytetet Çeşme dhe Bodrum, janë anuluar.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet i zhgënjyer dhe thekson se vendimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve nga ana e organizatorit.

“Me zemër të rënduar duhet t’ju njoftoj se koncertet në Çeşme dhe Bodrum nuk do të mbahen. Organizatori nuk i është përmbajtur marrëveshjeve tona në asnjë formë. Kam bërë çmos që këto mbrëmje të realizohen, madje mbrëmë performova në Didim pa asnjë organizim, vetëm që të mos ju lija duke pritur”, shkruan ai.

Artisti i labelit KMN u shpreh se e ka pasur shumë të vështirë ta marrë këtë vendim, sidomos për të gjithë fansat që prisnin ta shihnin live.

“Më vjen jashtëzakonisht keq për të gjithë ju që gëzoheshit të na shihnit. Besomëni, isha i gatshëm të mbyllja sytë ndaj shumë gjërave, por në këto kushte është e pamundur të planifikosh e jo më të realizosh një koncert”, shton reperi.

Çfarë ndodhi? Reperi shqiptar anulon dy koncertet e planifikuara

azet anulim koncerti turqi

Lini një Përgjigje