TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Gusht 2025, 10:46

Nga ‘telenovela’ Egli-Fifi; sërish krisje mes këngëtareve

Shkruar nga Pamfleti

Nga ‘telenovela’ Egli-Fifi; sërish krisje mes

Pas daljes së saj nga Big Brother VIP, Egli Tako u afrua menjëherë me Fifin dhe dyshja u bë e pandarë.

Vajzat nisën bashkëpunimin e parë muzikor dhe projektet e tyre dolën shpejt në publik, duke marrë vëmendjen e mediave dhe fansave. Por jo shumë kohë më pas, ndodhi e papritura.

Këngët “2n1” u fshinë nga Fifi, për t’u rikthyer disa ditë më vonë, pas një buje të madhe mediatike.

Në reagimet e saj për Fifin, Egli u shpreh me tone të kujdesshme dhe pa polemika të hapura. Megjithatë, duket se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund përfundimisht.

Vihet re se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, pavarësisht se për një kohë të gjatë e kishin mbajtur “follow”-in edhe pas krisjes së raporteve.

Mesa duket, vajzat nuk e kanë gjetur dot gjuhën e përbashkët.

Nga ‘telenovela’ Egli-Fifi; sërish krisje mes

egli fifi telenovela

Lini një Përgjigje