
Ri futja në Big Brother e Egli Takos, bëri që këngëtarja të humbiste shumë ndjekës në profilin e saj të Instagramit, pasi e panë si një oportuniste, e cila mund të ishte treguar aktore në dashurinë e saj për Gjestin. Lidhur me këtë largim masiv të ndjekësve kanë reaguar familjarët e Eglit, falë një story në Instagramin e saj, ku shkruajnë:
“Sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten…Rëndësi ka të mbeten ata që vërtetë e duan. Vendimi për të vazhduar atë rrugëtim që u la përgjysmë me dhimbje dhe lot, nuk ishte për followers, as për vëmendje, por për Eglin. A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër! Ne kemi besim dhe do jemi pranë saj sepse kështu mendojmë se duhet bërë me familjarët dhe miqtë, t’i gjendeni pranë kur kanë botën kundër”, përfundon postimi. /Pamfleti

Lini një Përgjigje