TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Mars 2025, 10:16

Gjestit ‘i ikën truri’ që Egli nuk ia var: Nuk paska qenë dashuri

Shkruar nga Pamfleti

Gjestit ‘i ikën truri’ që Egli nuk ia var: Nuk paska

Pas rikthimit të Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP, një nga pyetjet kryesore ishte si do të zhvillohej dinamika mes saj dhe Gjestit.

Egli e ka bërë të qartë qëllimin e saj: të qëndrojë larg tij dhe të fokusohet tek vetja dhe familja.

Megjithatë, Gjesti nuk ka mbetur pa reaguar ndaj kësaj distance të krijuar. Teksa bisedonte me disa nga banorët në oborr, ai e thumbon Eglin me një deklaratë të fortë:

“Një femër mua, kur unë vetë femrën e kam mësuar si të luajë, nuk mundet ajo të më mësojë mua. Natën e mirë!”

Gjithsesi ai nuk është mjaftuar me kaq dhe duket se ‘i ka hyrë krimbi’ tani që Egli nuk i flet.

Së fundmi, ai është parë në kuzhinë duke pastruar, ndërsa këndonte disa vargje për Eglin.

Gjesti shprehu habinë se si Egli e kishte “harruar” për vetëm 9 ditë, pavarësisht fjalëve të dashurisë që i kishte thënë më parë.

“S’paska qenë dashuri, po paska qenë fiksim.”- u shpreh ai ironikisht, duke e quajtur këtë situatë një “eskalim” (përshkallëzim).

“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim.”-tha ai.

Ndërkohë ajo që vihet re është që Egli ka ndryshuar tërësisht qasje ndaj Gjestit dhe disa banorëve të tjerë pas rikthimit të saj në shtëpi, çka ka sjellë dinamika të reja në raportet mes tyre.

egli gjesti fiksim

Lini një Përgjigje