
Klipi ku Rizarta shfaqej duke treguar se nuk e ka njohur dashurinë prindërore shkaktoi shumë polemika, pasi banorja tha në një moment se mendonte se po fliste me psikologen dhe jo me zërin që del në dhomën e rrëfimit.
Pas transmetimit të klipit, ajo u ndje keq, veçanërisht për detajet që ndau mbi prindërit e saj.
Megjithatë, psikologia e Big Brother-it, Jorida Rustemi sqaroi në “Fun Club” se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin. Ajo theksoi se takimet zhvillohen në ambiente të monitoruara dhe asnjë bisedë me të nuk publikohet.
Psikologia mohoi kategorikisht pretendimet e Rizartës, duke thënë se ajo e dinte që po fliste me “Zërin” dhe jo me të, duke e konsideruar deklaratën e saj si pjesë të lojës.
Lini një Përgjigje