TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Mars 2025, 08:21

E hënë, 17 mars 2025; Akrepi e nis mbarë javën

Shkruar nga Pamfleti

E hënë, 17 mars 2025; Akrepi e nis mbarë javën

Kjo e hënë do jetë e pasur me kënaqësi emotive, në të cilat dashuria do jetë pikë referimi. Bashkëpunimi me partnerin/en do jetë në maksimum dhe çdo gjest, edhe ai më i thjeshti, do jetë një rast për të konsoliduar lidhjen.

Ardhja e Hënës në shenjën tuaj do ju falë perceptimin se jeni të dashur dhe të dëshiruar për dikë. Sfera e erosit, për shumë prej jush, do pasurohet me momente të veçante intensive, në të cilat pasioni do ketë rol dominues.

Ata që janë single kanë mundësinë e një takimi interesant. Atmosfera do jetë e këndshme dhe kush do e lërë veten të përfshihet natyrshëm, do ketë mundësinë të bëjë për vete njerëzit e duhur.

Në punë do keni mundësi të bëni hapa progresivë shumë domethënës. Aftësitë e planifikimit dhe sipërmarrjes do ju ndihmojnë të realizoni projekte ambicioze, duke çuar në rezultate pozitive dhe shumë të vyera.

 

shenja me fat

Lini një Përgjigje