TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Mars 2025, 11:24

Çift apo miq? Sara Kolami flet për marrëdhënien me Drilonin

Shkruar nga Pamfleti

Çift apo miq? Sara Kolami flet për marrëdhënien me

Sara Kolami shprehu qartë simpatinë e saj për Drilonin, gjatë kohës që të dy ishin pjesë e Big Brother Kosova. Kohët e fundit është aluduar se ata tashmë janë çift, edhe pse u duk se Driloni e shmangu modelen gjatë kohës që ishin në shtëpinë e famshme. Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për raportin e saj me fituesin e këtij edicioni, Drilon Ramën.

Në një intervistë për emisionin “SOL” në Klan Kosova, Sara theksoi se ata vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë edhe pas përfundimit të spektaklit. “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, është një person që shumë e respektoj”, tha ajo, duke shtuar se jashtë shtëpisë janë më të çiltër dhe të lirë nga tensionet e lojës.

Pavarësisht thashethemeve për një lidhje dashurie, Kolami nuk dha detaje, duke lënë të kuptohet se për momentin ata janë vetëm miq të mirë.

sara kolami drilon rama

Lini një Përgjigje