TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Qershor 2024, 14:19

Efi ka një thirrje për VIP-at: Bëni si unë, edukoni fansat

Shkruar nga Pamfleti

Efi ka një thirrje për VIP-at: Bëni si unë, edukoni fansat

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me mijëra ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Por së fundmi, Efi ka publikuar një video në “Instastory”, ku ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe kërcënimet që merr nga fansat e përsonazheve të tjerë publikë.

Bukuroshja tregon se ofendime vijnë edhe ndaj familjarëve të saj dhe “këshillon” të gjithë personazhet të edukojnë fansat e tyre.

“Jam njeri edhe unë! Ndonjëherë mërzitem sepse janë disa fansa që mbështesin x personazhe dhe janë shumë ofendues. Jo kundrejt meje sepse mua nuk më intereson fare, por kundrejt familjarëve.

Kështu që unë nëse kam diçka, mundohem të flas me fansat e mia dhe t’i edukoj, kështu që të njëjtën gjë bëni dhe ju”, u shpreh Efi në videon e publikuar në “Instastory”.

Efi ka një thirrje për VIP-at: Bëni si unë, edukoni fansat

efi dhedhes edukim fansash

Lini një Përgjigje