TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Qershor 2024, 14:03

‘Vetëm’ 27 vite më i ri, Demi Moore flirton me Joe Jonas

Shkruar nga Pamfleti

‘Vetëm’ 27 vite më i ri, Demi Moore flirton me Joe Jonas

Vërdallë po ‘qarkullojnë’ zërat se Demi Moore dhe Joe Jonas kanë krijuar një miqësi që herë pas here ka ca ‘nota flirti’. Nuk është se e parashikonim një raport mes tyre, por ja ku jemi, në një vit çudirash.

Thuhet se 61-vjeçarja dhe 34-vjeçari janë takuar në jugun e Francës dhe raporti i tyre është pak më shumë se miqësor. E ke parasysh atë shokun që të ka qejf dhe herë pas here flirtoni? Pak a shumë kështu.

Megjithatë, të tjera burime thonë se raporti artistit dhe aktores është thjesht miqësor dhe se ata kanë shumë miq të përbashkët. Edhe pse paparacët i kanë fotografuar së bashku, sërish gjërat nuk qenkan aq serioze.

“Ata janë thjesht miq. Nuk ka asgjë romantike në marrëdhënien e tyre”, shprehet burimi.

Këto thashetheme vijnë pas lajmit se Joe Jonas është sërish beqar. Ai dhe ish-e dashura, Stormi Bree, i dhanë fund raportit të tyre për arsye ende të paqarta, pasi ishin të lidhur prej disa muajsh.

‘Vetëm’ 27 vite më i ri, Demi Moore flirton me Joe Jonas ‘Vetëm’ 27 vite më i ri, Demi Moore flirton me Joe Jonas

demi moore flirtim joe jonas

Lini një Përgjigje