TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Qershor 2024, 11:18

Punoi 30 vjet për Chanel, Virginie Viard largohet papritur nga shtëpia e famshme e modës

Shkruar nga Pamfleti

Punoi 30 vjet për Chanel, Virginie Viard largohet papritur nga shtëpia

Pas 5 vitesh në krye të drejtimit artistik të Chanel, Virginie Viard ka vendosur të largohet.

Në një deklaratë, Chanel e falënderoi për gati 30 vite shërbim, “gjatë të cilave ajo ishte në gjendje të rinovonte kodet e shtëpisë duke respektuar trashëgiminë krijuese të Chanel”.

Pasi punoi për 25 vjet si krahu i djathtë i Karl Lagerfeld në Chanel, Viard u emërua drejtore artistike në vitin 2019, pas vdekjes së tij.

Koleksioni Vjeshtë-Dimër 2024–2025 Haute Couture do të prezantohet, siç ishte planifikuar, më 25 qershor në Opéra Garnier gjatë Javës së Modës së Lartë.

Stili i Virginie Viard karakterizohej nga veshjet franceze dhe eleganca bashkëkohore. Viard kishte punuar ngushtë me Karl Lagerfeld për dekada dhe ishte zgjedhja e tij personale për pasardhës. Ai e përshkroi atë si dorën e tij të majtë dhe të djathtë dhe emërimi i saj solli një ndjenjë vazhdimësie në shtëpi.

Se kush do e zëvendësojë Viard, ende nuk dihet.

virginie viard chanel largim

Lini një Përgjigje