TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Qershor 2024, 09:48

Dua Lipa thyen një tjetër rekord botëror

Shkruar nga Pamfleti

Dua Lipa thyen një tjetër rekord botëror

Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses megaloman në karrierën e saj. Këtë radhë ajo feston suksesin e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.

Këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.

Dua Lipa thyen një tjetër rekord botëror

dua lipa rekord boteror

Lini një Përgjigje