TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Qershor 2024, 08:05

Martesë dhe fëmijë, Gerard Pique ka plane të mëdha me Clara Chia Marti

Shkruar nga Pamfleti

Martesë dhe fëmijë, Gerard Pique ka plane të mëdha me

Kanë kaluar dy vjet nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Pas thashethemeve të shumta, ish-çifti konfirmoi ndarjen e tyre në qershor të vitit 2022 përmes një deklarate të përbashkët.

Ky lajm erdhi pas dymbëdhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.

Pas ndarjes, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane.

Veprimi i fundit i Pique duket se do të jetë një ‘goditje’ tjetër për Shakirën.

Mediat raportojnë se ish-mbrojtësi ka dëshirë të martohet me Claran, një gjë që nuk e bëri gjatë dymbëdhjetë viteve me Shakirën, dhe gjithashtu dëshiron të ketë një fëmijë tjetër me partneren e tij të re.

gerard pique clara chia marti

Lini një Përgjigje