TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Shkurt 2026, 14:22

E rëndë/ Pastori amerikan dhe bashkëshortja e tij akuzohen për abuzime të rënda me fëmijët e adoptuar

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë/ Pastori amerikan dhe bashkëshortja e tij akuzohen
 E rëndë/ Pastori amerikan dhe bashkëshortja e tij akuzohen për abuzime të rënda me fëmijët e adoptuar

Një pastor në Karolinën e Jugut dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar pas akuzave të rënda nga fëmijët e tyre të birësuar, të cilët pretendojnë se kanë qenë viktima të abuzimeve për dekada me radhë.

Bëhet fjalë për 73-vjeçarin Myron Chorbajian, pastor në një kishë në Greenville, dhe bashkëshorten e tij Kathleen Chorbajian, 71 vjeçe. Çifti u arrestua në maj të vitit 2025 në Nashville, Tenesi, gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet. Pas një procesi disa mujor, ata u ekstraduan drejt Karolinës së Jugut, ku po përballen me drejtësinë.

Denoncimet janë dorëzuar në prill 2025, ndërsa fëmijët e birësuar kanë deklaruar se abuzimet e pretenduara kanë nisur që në vitet 1980. Sipas dokumenteve gjyqësore, Myron Chorbajian përballet me disa akuza për dhunë dhe vepra të tjera penale ndaj të miturve.

Hetuesit pretendojnë se ai ka ushtruar dhunë fizike të përsëritur ndaj fëmijëve, përfshirë ndëshkime ekstreme. Sipas dosjes, të miturit janë detyruar të kërkonin ushqim në kazanë mbeturinash dhe të konsumonin ushqime të prishura, si dhe të flinin në kushte të papërshtatshme brenda shtëpisë.

Një nga akuzat më të rënda përfshin një incident ku, sipas dokumenteve, pastori ka qëlluar për vdekje qenin e familjes dhe më pas ka urdhëruar një prej fëmijëve ta varroste kafshën.

Ndërkohë, Kathleen Chorbajian përballet me 10 akuza që lidhen me mosndërhyrje dhe mosparandalim të abuzimeve të pretenduara gjatë viteve.

Autoritetet bëjnë me dije se Myron Chorbajian mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht, ndërsa bashkëshortes i është caktuar një garanci prej 12 mijë dollarësh. Çështja vijon të jetë nën hetim.

pastori abuzime

Lini një Përgjigje