Shtëpia e Bardhë po feston Ditën e Shën Valentinit me kartolina qesharake që përcjellin aludime të ndryshme diplomatike, si dhe "thumbime" rreth politikës së brendshme të SHBA-së.
Në një postim në X, Shtëpia e Bardhë publikoi një kartolinë që përmbante një imazh nga arrestimi i ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili ishte me sy të lidhur. "Më ke rrëmbyer zemrën", thuhet në titullin e kartolinës.
Në një kartolinë tjetër, harta që tregon Groenlandën është vendosur në formë zemre dhe shkruhet: "ka ardhur koha për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies sonë të lirë (situacionit) ".
Ndërkohë, një tjetër kartolinë përmban një foto të senatorit demokrat Chris Van Hollen me anëtarin e dyshuar të bandës Kilmar Ambrogo Garcia. "Dashuria për ty është po aq e fortë sa demokratët i duan emigrantët e paligjshëm. Do të fluturoja 1,537 milje për të pirë diçka me ty", shkruhet në kartolinë.
Made just for you ???? pic.twitter.com/DhSgnGK1M6
— The White House (@WhiteHouse) February 14, 2026
Së fundmi, Trump shfaqet në njërën prej kartolinave që tregon nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv në lidhje me kufizimin e përfitimeve sociale. Zarfi që ai mban tregon numrin e urdhrit dhe në të djathtë shkruan: "bëhu Shën Valentini im".
Sipas New York Post, komentet qesharake të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale zakonisht krijohen nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, ose zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, dhe zëvendësdrejtoresha e komunikimit, Kaylan Dore.
Lini një Përgjigje