Zhvillimi i shpejtë i Kinës në fushën e robotikës u reflektua në aktivitetet e organizuara në kuadër të CCTV Spring Festival Gala, programi tradicional televiziv që shoqëron festimet për Vitin e Ri Hënor.
Katër kompani start-up të robotikës – Unitree Robotics, Galbot, Noetix dhe MagicLab – prezantuan robotët e tyre humanoidë në këtë ngjarje me audiencë shumë të gjerë, e cila shpesh krahasohet me Super Bowl-in në Shtetet e Bashkuara për nga ndikimi dhe shikueshmëria.
Në skeçet e para dominuan robotët, ku spikati një demonstrim i gjerë i arteve marciale. Më shumë se një duzinë robotësh të kompanisë Unitree realizuan skena të koordinuara “luftimi” me shpata dhe shtiza.
Në program u prezantua edhe chatbot-i i inteligjencës artificiale Doubao, i zhvilluar nga ByteDance. Ndërkohë, robotë të kompanive Noetix dhe MagicLab morën pjesë në skeçe humoristike dhe koreografi së bashku me performues njerëzorë.
Lini një Përgjigje