TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Dhjetor 2023, 21:53

E nominuar për çmimet “Grammy” dhe hitet që kanë pushtuar klasifikimet botërore, FIFA i beson Bebe Rexhës himinin e Botërorit të Klubeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E nominuar për çmimet “Grammy” dhe hitet që

FIFA i ka besuar artistes shqiptare Bebe Rexha himnin për Kupën e Botës për Klube për vitin 2023 që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Organizmi ndërkombëtar i futbollit ka bërë publike edhe këngën e interpretuar nga ylli i pop-it.

“It’s On” titullohet kënga dhe i bën jehonë futbollit. Bebe Rexha ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës, sjell talentin e saj në “It’s On”, duke kapur thelbin e turneut elitar botëror të futbollit të klubeve, që ofron një sfond perfekt për dramën dhe emocionin në fushë, shkruan FIFA.

Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club Leon, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.

bebe rexha artistja shqiptare botërori i klubeve

Lini një Përgjigje