
Pas propozimit romantik në premierën e filmit “5 herë jo”, çifti i njohur Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga ana e tyre por promoja e fundit e emisionit të dy binjakëve Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj tregon se njëri prej tyre do të bëhet xhaxha.
Në videon e shkurtër prezantuese e cila tregon se në puntatën e radhës do të jenë të ftuar çifti Bora dhe Donald, dëgjohet Romeo teksa pyet:
-Unë jam xhaxha?
Dhe Donaldi e konfirmon.
Pas këtij momenti, të tre shihen të përlotur ndërsa përqafojnë njëri-tjetrin.
Mbetet për tu parë, nëse kjo është pjesë e një skenari apo e vërtetë.
Nuk do ishte habi nëse çifti do të bëheshin prindër, teksa tashmë janë në një marrëdhënie të konsoliduar prej vitesh.
Mesa duket surprizat nuk kanë fund për çiftin.
Lini një Përgjigje