TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Dhjetor 2023, 11:15

Arbana dhe Eduarti mungojnë në premierën e ‘5 herë jo’,  çifti pëlqen vetëm produksionet e veta

Shkruar nga Pamfleti

Arbana dhe Eduarti mungojnë në premierën e ‘5 herë

Bora dhe Donaldi kishin dje premierën e filmit të tyre të parë “5 Herë Jo”. Miq dhe dashamirës ishin të gjithë të pranishëm në premierë.

Ajo që na ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj.

Të dashuruar vetëm me produksionet e Eduartit,  çifti u dukën të bezdisur që në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ishin prezent, por nuk postuan asgjë.

Nuk dihet nëse Arbana dhe Edi kishin ftesë por nuk vajtën, apo ftesa nuk u ka vajtur fare. Por një gjë është e sigurt: të dy do bëjnë namin me panine dhe makarona. Ish-moderatorja po përpiqet të zgjerojë aktivitetin e biznesit nëpër vende të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, pasi me BBV flitet se i ‘lau duart’, duke qenë se këtë të fundit do e prezantojë Ledion Liço. / Pamfleti

arbana dhe eduarti 5 here jo

Lini një Përgjigje