
Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Santiana dhe Lumbardhi, teksa po qëndronin në oborr kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as etiketimet.
Lumbardhit nuk i kanë pëlqyer sjelljet e Santianës dhe i ka thënë se ‘është si burrë’.
Por, kjo e fundit i është kthyer me zë të lartë duke i thënë se është më burrë se plot burra në shtëpinë e ‘BBVK’.
“Jam më burrë se plot burra këtu dhe jam e lumtur për këtë, se nuk ka pas burrë me më rritë, jam rrit vet”, ka thënë Santiana e revoltuar.
Debati i tyre ka vazhduar përgjatë gjithë ditës, ndërsa nuk ka munguar ndërhyrja e disa banorëve të tjerë.
Lini një Përgjigje