TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Tetor 2025, 15:47

“E dënuan për puç ushtarak”, Adhurim Demiri: Kur doli nga burgu, nuk e njoha tim atë

Shkruar nga Pamfleti

“E dënuan për puç ushtarak”, Adhurim Demiri: Kur

Këngëtari i njohur i viteve 80-90 Adhurim Demiri, i ftuar në rubrikën “Galeri” me Ed Manushin ka rrëfyer periudhën e errët kur babanë e tij e dënuan në kohën e komunizmit, dhe sesi kur u liruar, ai nuk e njohu.

“Babi u dënua 25 vjet për puç ushtarak, e çuan në Burrel, e më pas në Spaç ka bërë gati 12 vite burg. U tregua i zgjuar, i tha nënës ‘ndahu, merr mbiemrin tënd’, që të mos internoheshim. Motra e takonte, shkonte në Burrel se ishte e martuar me mbiemër tjetër, ajo na sillte informacione. Kur doli, unë nuk e njoha.

Shkuam e pritëm te treni, ku do zbriste… nuk e njoha. Unë prisja të shihja babanë, dhe më thotë burri i motrës ‘e ke në krah’, i thash ‘ku është mo?’… Sinqerisht ta them, mua më ka rënë të fikët. Nuk e njoha! Ai fliste dhe unë dridhesha. ‘Një gjë nuk mora vesh, bëra burg por nuk e di pse’, më tha…”, kujton mes emocionesh Demiri.

“Periudhën kur babai ishte i dënuar, kemi jetuar shumë keq. Mua më përjashtuan nga shkolla, vëllanë e çuan në Poliçan ushtar, nënën e çuan në një gurore thyente gurë. Ana ekonomike ishte zero fare, tollonat i kishim shumë të diferencuara nga të tjerët. Unë kam arrit kam kënduar në skenë me 72 orë pa ushqim… sinqerisht nuk tallem. Pjesën time të ushqimit ia lija tim vëllai”, tregoi ai.

adhurim demiri babai burg

Lini një Përgjigje