TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2024, 12:52

“Do hash plumbin”, moderatori i Big Brother Kosova kërcënohet me jetë nga familjari i ish-banorit

Shkruar nga Pamfleti

“Do hash plumbin”, moderatori i Big Brother Kosova

Moderatori i “BBVK”, Alaudin Hamiti thuhet se është kërcënuar me jetë nga një familjar i një prej ish-banorëve të këtij edicioni, Edi Kuqit.

Ashtu sikurse raportohet në media, Hamiti ka deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së djeshme, në rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë si: “Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ia ka thënë Alaudini, besomë se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.

Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në formë të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor.

Kërcënuesi është Liman Berisha dhe jeton në Itali.

alaudin hamiti kercenim me jete

Lini një Përgjigje