TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2024, 10:50

Blero ka ‘të preferuarën’ e tij në Big Brother: Po votoj për të

Shkruar nga Pamfleti

Blero ka ‘të preferuarën’ e tij në Big Brother: Po

Blerim Muharremi, i njohur si Blero, ka shprehur preferencat e tij për banorët e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova. Ish-banori i këtij reality show, që ka pëlqim të veçantë për vajzat që janë bionde, ka zgjedhur aktoren Sara Kolami si banoren e tij të preferuar.

Blero ka thënë se Sara, me flokët e saj biondë, i duket shumë tërheqëse dhe e ka cilësuar si “shumë hot”. Ai e ka përkrahur atë, duke theksuar se të gjitha votat do të shkojnë për të.

“Ajo me flokë të bardha, qysh e ka emrin ajo… She’s sexy, shumë hot. I uroj shumë suksese Sarës, krejt votat kanë me shku për Sarën”, ka thënë Blero në një intervistë për nextepisodepodcast në TikTok.

Më tej ai shton:

“Nuk e përcjell, e përcjelli veç kur kamera e kap Sarën, kur s’osht fokus, veç e ndërroj. Ajo duhet me fitu, se jena t’u votu për të, të paktën unë”.

blero big brother e preferuara

Lini një Përgjigje