TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2024, 10:43

Çfarë ndodhi? Ardit Çuni tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’ pak ditë para finales

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi? Ardit Çuni tërhiqet nga ‘Kënga

Këngëtari Ardit Çuni ka vendosur të tërhiqet nga gara e “Kënga Magjike”, vetëm pak ditë para netëve finale. Çuni, i cili u rikthye në këtë festival pas një pauze, konkurronte këtë vit me këngën “Të du”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, ku ka falenderuar organizatorin Ardit Gjebrea dhe gjithë ekipin e festivalit për mbështetjen. Megjithatë, ai nuk ka dhënë arsye konkrete për tërheqjen e tij, duke lënë njerëzit e habitur.

Postimi i tij i plotë:

“Ashtu si ju edhe unë mezi prisja të performoja në netët finale të Kënga Magjike, baladën që ju e përqafuat jashtë pritshmërive të mia, por në moment të fundit kam vendosur të tërhiqem nga konkurimi duke e mbyllur këtu rrugëtimin tim në këtë festival që më ka dhënë shumë ndër vite.

Do pyesni për arsyet, do spekuloni me lajme, e ndoshta do më kërkoni të flas, por këtë herë kam vendosur ta bëj në heshtje të plotë për të mos ia prishur magjinë kësaj performance.

Kënga “Të Du” e ka arritur atë që doja, të tregoja që shijet e publikut i indikojmë ne, me muzikën tonë, që mesa duket në Shqipëri ka akoma shumë që janë të uritur për ART dhe këngë profesionale si kjo e shumë të tjerëve në këtë edicion.

Duke ju falenderuar të gjithëve për suportin e madh, ju premtoj që do shihemi shumë shpejt me projekte akoma dhe më të bukura.

KËTU MBYLLET RRUGËTIMI IM NË KËNGA MAGJIKE 2024

SUKSESE dhe FALEMINDERIT Ardit Gjebrea & team për hapësirën televizive dhe kurimin e kësaj performance

TO THE NEXT ONE…”

Çfarë ndodhi? Ardit Çuni tërhiqet nga ‘Kënga

ardit cuni terhiqet nga gara

Lini një Përgjigje