TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2024, 12:30

Risia/ Së shpejti nis Big Brother, këtë vit mund të futesh edhe ti

Shkruar nga Pamfleti

Risia/ Së shpejti nis Big Brother, këtë vit mund të futesh

Sezoni i ri i “Big Brother” pritet të nisë në dhjetor në ekranin e Top Channel, duke na premtuar një edicion të mbushur me risi dhe të papritura, ashtu sikurse kanë qenë edhe edicionet e kaluara.

Mirëpo, këtë herë, përveç personazheve VIP që kanë qenë pjesë e tre edicioneve të fundit, formati i ri do të mirëpresë edhe njerëz të zakonshëm. Ky kombinim synon të sjellë histori të jetës reale që prekin zemrat dhe të krijojë një ndërthurje interesante mes personazheve të njohur dhe atyre anonimë.

“Big Brother” u ofron njerëzve të zakonshëm platformën për të ndarë historitë e tyre, për t’u njohur nga publiku dhe për të ndikuar me rrëfimet e tyre.

Aplikimet janë të hapura nga dita e sotme. Rikujtojmë se Egla Ceno ishte fituesja e edicionit të fundit të “BBVA”.

Risia/ Së shpejti nis Big Brother, këtë vit mund të futesh

big brother vip risi

Lini një Përgjigje