Një video “ekskluzive” e transmetuar nga Big Brother VIP Fan Club trazoi ujërat mes Keijsit dhe Inës, duke shkaktuar emocione dhe tension në studio.
Në pamjet e publikuara, Keijsi dëgjohej teksa fliste për marrëdhënien e tij me Inën, duke lënë të kuptohej se gjithçka kishte nisur si strategji loje brenda Big Brother VIP Albania.
“Ku ka gjëra tamam, në BBV është çdo gjë show. Shumë gjëra do të ndahen, halli është të marrim përfitime. Nuk është gjë serioze. Nuk e dua (Inën). Është e kuptueshme që është për lojë, edhe nëse nuk e kupton ku qëndron problem. Të shkojë sa të shkojë, pak muaj. Secili ka jetën e vet, show do të bëj. Qëllimi ishte të kapim show, reklama, wow çifti”, dëgjohej të thoshte ai në video.
Deklaratat e forta lanë pa fjalë Inën, e cila ishte e ftuar në studio në ato momente. Ish-banorja u shfaq e prekur nga ajo që dëgjoi, por theksoi se nuk mund ta besonte plotësisht pa folur më parë me partnerin e saj.
Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur. Moderatorja Kiara Tito ftoi menjëherë Keijsin në studio dhe zbuloi se e gjithë videoja ishte një shaka e përgatitur nga “Fan Club”.
Në fund, gjithçka rezultoi të ishte një prank për Inën, duke kthyer tensionin në lehtësim dhe emocione të përziera në studio. Momentet u shndërruan në një nga episodet më të komentuar të mbrëmjes, duke dëshmuar edhe një herë se surprizat në universin e “BBV” nuk kanë të sosur.
Lini një Përgjigje