TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Qershor 2026, 14:53

Dasma e shumë pritur e Dua Lipa në Siçili, kush është këngëtari shqiptar që pritet të marrë pjesë

Shkruar nga Pamfleti
Dasma e shumë pritur e Dua Lipa në Siçili, kush është
Dasma e shumë pritur e Dua Lipa në Siçili, kush është këngëtari shqiptar që pritet të marrë pjesë

Këtë fundjavë pritet të nisin festimet për martesën e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe partnerit të saj, aktorit Callum Turner, në një nga eventet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar.

Çifti ka kurorëzuar më herët dashurinë në një ceremoni private civile të mbajtur në Londër më 31 maj, ndërsa tani vëmendja është zhvendosur te festa madhështore që do të zgjasë disa ditë në jug të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave rozë, organizimi i ceremonisë festive do të zhvillohet në Villa Valguarnera në Sicili, një rezidencë historike e njohur për organizime elitare dhe evente private të nivelit të lartë.

Në listën e të ftuarve përmenden emra të njohur të skenës ndërkombëtare si Elton John dhe Charli XCX, të cilët mund të jenë pjesë e atmosferës ose performancave të mbrëmjes.

Por vëmendjen e publikut shqiptar e ka tërhequr një tjetër detaj: sipas burimeve të mediave të showbiz-it, në festimet treditore pritet të performojë edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, duke sjellë një element të veçantë shqiptar në një nga dasmat më të përfolura të vitit.

Dasma e shumë pritur e Dua Lipa në Siçili, kush është
Sinan Vllasaliu

Prania e artistit shqiptar shihet si një simbol i lidhjes së vazhdueshme të Dua Lipës me rrënjët e saj, në një event ku pritet të marrin pjesë figura të njohura nga muzika, filmi dhe moda ndërkombëtare.

dua lipa sicili kengetari shqiptar

Lini një Përgjigje