TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Qershor 2026, 14:12

Sharon Stone trondit me rrëfimin: Im atë më hidhte shkallëve… por 14 vjeç i qëndrova përballë

Shkruar nga Pamfleti
Sharon Stone trondit me rrëfimin: Im atë më hidhte
Sharon Stone trondit me rrëfimin: Im atë më hidhte shkallëve… por 14 vjeç i qëndrova përballë

Sharon Stone ka ndarë një nga rrëfimet më të dhimbshme të jetës së saj, duke folur për abuzimin që, sipas saj, ka përjetuar në fëmijëri nga i ati dhe momentin kur vendosi t’i kundërvihej hapur.

Në podcastin “The Person Who Believed in Me”, aktorja 68-vjeçare e përshkroi figurën e babait të saj si komplekse, duke e lëkundur mes kujtimeve pozitive dhe episodeve të dhunshme.

Babai im ishte një person vërtet fantastik… shumë i sofistikuar, i ashpër, i zgjuar dhe i qetë”, tha ajo.

Por, siç shtoi më pas, realiteti brenda familjes ishte krejt tjetër.

“Në të njëjtën kohë, ai ishte abuziv. Ishte më i ashpër me mua sesa me vëllanë tim më të vogël”, rrëfeu Stone.

Aktorja kujtoi se dhuna fizike ishte pjesë e fëmijërisë së saj të hershme, derisa në moshën 14-vjeçare vendosi të mos heshtë më.

“Po, më hidhte poshtë shkallëve dhe pastaj hiqte rripin… dhe më godiste”, tha ajo, duke shtuar se pikërisht atëherë vendosi të përballej.

Momentin vendimtar e përshkroi si një pikë kthese, kur i doli përballë të atit dhe i foli pa frikë.

“A duhet të më godasësh përsëri që të ndihesh burrë?… Unë nuk do të të dua më kurrë. Mbaroi”, kujtoi aktorja fjalët e saj.

Sipas rrëfimit të saj, kjo përballje pati ndikim të menjëhershëm.

“Ai qau. Dhe nuk goditi më kurrë askënd. Pastaj filluam të flisnim… u afruam shumë”, u shpreh Stone.

Deklaratat e saj kanë hapur diskutime të gjera në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te një histori personale e rëndë që ajo e ka mbajtur larg publikut për vite me radhë.

 

sharon stone babai dhune

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kjo vajze trime elegante inteligjente quhet Burrneshe sipas kodit Shqiptar. Kam kerkuar ne te gjithe fjaloret e botes e nuk perkthehet fjala BURRNESHE. Germojani ADN se do dale dicka nga kjo heroine.

    Lini një Përgjigje