Ish-banorja e “Ferma VIP 3”, Fabjola Elezaj, ka ndarë detaje nga jeta e saj sentimentale gjatë një interviste në emisionin “Kurthi i Piter Pan”, duke treguar se është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për njeriun që do.
Fabjola dhe artisti nga Gjakova, Adion Puka, u njohën gjatë eksperiencës së tyre në reality show dhe romanca e nisur para kamerave po vazhdon edhe jashtë spektaklit.
Gjatë bisedës, ajo u pyet nëse do të ishte e gatshme të largohej nga Tirana për të jetuar në Prishtinë, nëse kjo do të kërkohej nga marrëdhënia e saj.
“Unë jo vetëm Tiranën apo Prishtinën, për dashurinë lë gjithçka, sepse shtëpia është aty ku është zemra, aty ku është dashuria”, u shpreh Fabjola.
Më pas, ajo theksoi se vendi ku ndodhet personi që do është edhe vendi ku ndihet në shtëpi.
“Kështu që, kudo që të jetë zemra ime, do të jem edhe unë dhe aty do të jetë shtëpia ime”, shtoi ajo.
Në fillimet e lidhjes së tyre, marrëdhënia e çiftit u përball me rezerva nga familja e Fabjolës, një situatë që u vu re edhe gjatë vizitës së vëllait të saj në fermë. Megjithatë, me kalimin e kohës duket se qëndrimet kanë ndryshuar dhe çifti po e jeton historinë e tyre të dashurisë në një atmosferë më të qetë dhe me mbështetjen e familjarëve.
Lidhja mes Fabjolës dhe Adionit mbetet një nga historitë më të komentuara që lindi gjatë edicionit të tretë të “Ferma VIP”, ndërsa të dy vazhdojnë të shfaqen të afërt dhe të lumtur edhe pas përfundimit të formatit.
Lini një Përgjigje