TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Mars 2023, 10:23

Blasta ‘mollë sherri’? Reperi: Me Mbresën isha i lidhur para Big-ut, me Melisën pas BBVK

Shkruar nga Pamfleti

Blasta ‘mollë sherri’? Reperi: Me Mbresën isha i lidhur

Pasi u bë publik lajmi që dy shoqet e ngushta nuk flasin më dhe nuk ndiqen nga njëra-tjetra, reperi Blasta dje kërkoi “falje” duke ngritur pikëpyetje se mos është pikërisht ai prishësi i miqësisë.

Por versionin e tij e ka dhënë më gjerësisht dje pasdite.

Përmes Instagramit, Blasta ka pretenduar që me të dyja vajzat ka pasur raporte të shkurtra: me Mbresën përpara Big-ut kurse me Melisën, me të mbaruar aventura televizive.

“E vërteta qëndron kështu: Unë me Mbresën e kemi pasur kohë para Big Brother-it një lidhje të shkurtër, nëse mund t’i them kështu. Të ngjashme e kam pasur me Melisën pas Big Brother. Kur kemi dalë jashtë, Melisës i kam treguar që kam pasur një lidhje me Mbresën më herët. Arsyeja përse nuk ia kam përmendur në Big Brother është sepse nuk kam pasur dëshirë të ndikoj në lojë dhe nuk është krenari. A jam molla e sherrit apo jo? Nuk e di. A mundem me qenë njëra nga arsyet. Ndoshta. Këtë duhet ta sqarojnë ato”, është shprehur Blasta.

blasta melisa dhe mbresa sherr

Lini një Përgjigje