
Largimi i Kiarës ka prekur disa nga banorët e “Big Brother”. Nga Luizi pritej një lloj trishtimi, duke qenë se ai krijoi një lidhje me Kiarën gjatë qëndrimit të saj për 90 ditë aty.
Por, nga Olta jo. Pasi kjo e fundit, e ka kërkuar me ngulm daljen e Kiarën nga shtëpia. Madje ditët e fundit, kur ishte në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ajo bëri “fushatë” që publiku të votonte për daljen e saj.
Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës.
Ajo shtoi se me të u afrua shumë brenda shtëpisë dhe i tha Deas se tani do të “sulmojë” Luizin.
Olta i tha Deas të përgatitet, sepse sot ka një strategji, duke nënkuptuar që do krijojë debat. Kjo e fundit, madje i tha Deas se ka dëshirë që ta shohë atë në finale.
Lini një Përgjigje