TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2023, 13:50

Beyonce goditet nga fansat gjatë koncertit, balerinët e saj ‘hidhen në sulm’ (video)

Shkruar nga Pamfleti

Beyonce goditet nga fansat gjatë koncertit, balerinët e saj

Edhe Beyonce fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte “trendit” të hedhjes së sendeve nga fansat, teksa ajo performonte gjatë turneut të saj botëror.

Një ndjekës i koncertit më të fundit i hodhi diçka në skenë me forcë, por pa pasoja për këngëtaren, e cila vijoi normalisht performancën e saj.

Por kjo nuk u prit aspak mirë nga dy balerinët që e shoqëronin në skenë artisten, të cilët menjëherë kanë zbritur për t’u përballur me autorin.

Larry dhe Laurent Bourgeois, kërcimtarët e famshëm të Beyonce-s shihen në video se janë gati edhe të përballen fizikisht me personin që sulmoi këngëtaren, për veprimin aspak të hijshëm ndaj yllit të muzikës.

Video u bë shumë shpejt virale në rrjete sociale ku të shumta ishin edhe komentet që kundërshtojnë këtë ‘trend’ të shëmtuar që po bëhet i zakonshëm ndaj artistëve.

@travis_in_cali Something gets thrown at Beyonce on stage and Les Twins are ready to fight. Drunk In Love #lestwins #beyonce #renaissanceworldtour #reniassance #sofistadium #losangeles ♬ original sound - Travis_in_cali

beyonce sulm balerinet

Lini një Përgjigje