TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2023, 13:42

‘Pika e dobët’ e Mozzik: nuk di të flirtojë

Shkruar nga Pamfleti

‘Pika e dobët’ e Mozzik: nuk di të flirtojë

Mozzik nuk ka qenë shumë ‘i stabilizuar’ në fushën e ndjenjave, ose të paktën nuk ka treguar shumë për mediat.

Herë tregon se është single e herë se dikush i ka rrëmbyer zemrën. Herë thumbon të dashurin e ri të Loredanës e herë na tregon të bijën, Hanën, duke i kërkuar llogari për vajzat me të cilat ai shfaqet në videoklipe.

Së fundmi ai vetë ka treguar se nuk është fare i aftë të flirtojë. Reperi ka ndarë një “meme” në Instastory, ku krahas shkruhet: Unë kur përpiqem të flirtoj.

Epo kjo është një arsye mbase pse akoma është single.

Ndonëse për këtë fjalën e fundit nuk jemi kurrë të sigurt kur bëhet fjalë për Mozzik.

Kujtojmë që një muaj më parë ai tha se është në një lidhje duke shkruar: “Në fakt, nuk jam single prej 11 muajsh dhe e dua”.

Po ju mendoni se dini të flirtoni?

‘Pika e dobët’ e Mozzik: nuk di të flirtojë

mozzik flirtim

Lini një Përgjigje