
Dj Geek ka kohë që përflitet për një lidhje me Keisi Medinin. Ndërkohë që Dafina u fotografua me biznesmenin kosovar, ish-i i saj është parë shpesh nën shoqërinë e këngëtares, madje janë fotografuar shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Megjithatë, nga asnjëri prej tyre nuk pati konfirmim apo mohim të lajmit, por mesa duket kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi dyshja janë kapur sërish “mat”, dhe po në Prishtinë.
“Prive” ka siguruar fotot që shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa edhe burime për median e konfirmojnë lajmin dhe historia mes tyre ka shumë gjasë të jetë e vërtetë.
Gjithsesi, duke qenë se Keisi këto kohë i është përkushtuar muzikës, nuk do të ishte çudi që vizitat e saj në Prishtinë dhe tek Geek, të jenë për një bashkëpunim të mundshëm dhe krejtësisht profesional. Por, duke qenë se fotografohen në restorante dhe ambiente publike bashkë, gjithçka mbetet një dilemë, për sa kohë që asnjë nga çifti nuk ka reaguar publikisht mbi aludimet.

Lini një Përgjigje