TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Korrik 2023, 09:52

Luizi feston ditëlindjen, Kiara: E paç jetën ashtu siç ke zemrën

Shkruar nga Pamfleti

Luizi feston ditëlindjen, Kiara: E paç jetën ashtu siç

Luiz Ejlli feston sot ditëlindjen dhe vetë ai ka bërë një postim në profilin e  Instagramit, ku ka falënderuar fansat për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë.

Sigurisht që, në morinë e komenteve, nuk mund të mungonte urimi i Kiara Titos.

Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet së bashku me Ejllin. Bashkëngjitur me to, moderatorja ka shkruar:

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”, duke treguar kështu shumë besim tek zemërgjerësia e partnerit të saj.

Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Artisti e pëlqeu atë që ditën e parë që e pa dhe dita-ditës ia shprehte këtë.

Ishte ‘dasma’ që u organizua në BB VIP që zyrtarizoi lidhjen e tyre, pasi Tito i dha një puthje në buzë Luizit, i cili e priste prej kohësh. Edhe pse lidhja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pati ulje dhe ngritje, tani ata janë më të dashuruar se kurrë.

luizi ditelindje kiara urim

Lini një Përgjigje