TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2024, 09:33

“Ai nuk e ka takuar kurrë djalin e tij”, ish-partnerja e Meritonit nuk le gjë pa thënë për moderatorin

Shkruar nga Pamfleti

“Ai nuk e ka takuar kurrë djalin e tij”, ish-partnerja e

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi është një nga personazhet më të përfolur në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ pas afrimitetit me gazetaren Ilnisa Agolli. Dyshja janë parë më të afërt se kurrë ditët e fundit, ku ndër të tjera mbrëmjen e së shtunës shkëmbyen edhe puthjen e tyre të parë në buzë.

Në klipin prezantues të tij, Meritoni përveç karrierës dhe karakterit të tij theksoi se është edhe baba i një djali, të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave edhe raportin me të.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-partnerja e tij që është dhe mamaja e djalit në një rrëfim të gjatë në Instastory ku thekson se Meritoni nuk i ka dhënë djalit as mbështetje monetare e as atërore pasi nuk janë takuar kurrë.

“Pas së gjithave desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj Baba “biologjik”. E përdori këtë term pasiqeë, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live”, shkruan ajo.

 

meriton mjekiqi ish-partnerja

Lini një Përgjigje