
Në podcastin "PPP" këtë të diel ishte e ftuar balerina Lori Bala. Shumë e njohur për publikun e gjerë edhe si anëtare jurie e Dancing With The Stars, Lori iu përgjigj pyetjeve të moderatores për shumë gjëra që kanë të bëjnë me karrierën e saj dhe jo vetëm.
Anja: Lori Bala është sot me ne, emri gjatë i së cilës është Loreta Bala.
Lori: Unë jam Loreta Xhevdet Bala.
Anja: Po, edhe atësinë, meqë e ke fiksim.
Lori: Shiko, të gjitha këto informacione që ke për mua, do e them në fund se nga i di ti.
Anja: Po më kërcënon! Fillim i frikshëm, po më kërcënon! Më shumë se vullneti dhe talenti yt, nuk të ndihmon askush, por a ka brryla arti dhe baleti?
Lori: Unë mendoj që brryla ka kudo. Arti është më i hidhur, ka goxha kompromise. Por mendoj që nëse je i talentuar, nuk i sheh brrylat, shikon punën tënde dhe arrin aty ku do.
Lini një Përgjigje