
Pavarësisht se pozicioni si anëtare jurie tek Dancing With The Stars ishte shumë i merituar për të, Lori rrëfen se menjëherë nisën thashethemet. Balerina tregon se si spekulohej për të, lidhur me këtë ngritje në karrierë.
Lori: Kur isha anëtare jurie dëgjova shumë fjalë lart e poshtë, madje edhe sikur bashkëshorti, Olti, ia ka rregulluar atë vend pune. Por unë jam shumë e qetë, sepse çdo njeri në fund të ditës, kur vë kokën në shtrat e di të vërtetën. Në më të shumtat e rasteve jam e qetë kur vë kokën në jastëk dhe i them vetes bravo Lor për çdo gjë që ke arritur.
Anja: Ndonjëherë duhet të jesh shumë i shurdhër, por unë them gjithmonë "Zoti mos na lëntë pa armiq"!
Lori: Në fakt armiqtë klikojnë më shumë.
Lini një Përgjigje