
Në fillim të spektaklit të së martës së “Big Brother VIP 4”, G-Bani vendosi të ndërpresë garën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ledion Liço hyri në shtëpi dhe i komunikoi se babai i tij ndodhej në spital, pasi kishte pësuar ishemi cerebrale dhe se familjarët dëshironin që t’a kishin pranë sa më parë.
Këngëtari u largua mes lotësh, ndërsa produksioni i kishte prerë biletën e avionit për në Londër. Por, kur u largua te dera me Ledionin, G-Bani e pyeti: “A është rreng për të më nxjerrë?”.
Ditën e sotme ish-banori ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Fan Club” ku moderatorja Heidi Baci e pyeti nëse e mendonte vërtetë një gjë të tillë.
“I kam menduar të gjitha në ato momente. Nuk doja të besoja që babi ka pësuar diçka. I kam menduar të gjitha, nuk e mbaj veten time për naiv. Pavarësisht se marrëdhënia me Ledionin dhe produksionin ka qenë korrekt. Nuk është se nuk jam i djallëzuar dhe mos të më shkojë mendja. I mendoja të gjitha”, u shpreh ish-banori i këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP”.
Ndërkohë këngëtari i njohur tregoi se babai i tij tashmë është mirë dhe është në shtëpi.
G-Bani tregoi gjithashtu se udhëtimi drejt Londrës nuk ka qenë i lehtë, pasi kur ka dalë nga shtëpia e BBV 4 ka qenë ‘duke u djegur’ ngaqë ka qenë me temperature 39.
“Nuk dija ku të kisha mendjen, nuk e dija si ishte situata me babin, edhe pse familja mundohej të më qetësonte. 1 orë e 30 minuta para se të zbrisja në Londër më ra të fikët. Nuk kam qenë mirë, po më janë gjendur njerëz afër. Më kanë dhënë mbështetje psikologjike dhe shëndetësore”, tha reperi i njohur.
Heidi: Pasi ke dalë ke shprehur mirënjohjen tënde për Gjestin që ka qenë një nga të vetmit që të ka uruar për babain. Ka pasur ndonjë banor që të ka zhgënjyer aty brenda, për sjelljen ndoshta më të ftohtë, ndoshta Danja?
G Bani: E para punës, nuk mundet nga njëra anë në prime të kritikohem dhe të gjykohem që nuk duhet as t’i flas fare Danjës apo të merrem me të, nga ana tjetër duhet t’u përgjigjem pyetjeve për intervista. Tani ose duhet të lëmë Danjën rehat ose jo. Unë kam vendosur që të lë Danjën rehat, kështu që nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje në mënyrë specifike.
Ndërsa a ka patur banorë që ma kanë zhgënjyer? Nuk besoj se më zhgënjen njeri në atë format, më këtë hipokrizi dhe dyfytyrësi. Madje nuk më zhgënjenjë as të ftuarit nëpër studiot televizive dhe tek emisioni jot, jo më pjesëmarrësit te shtëpia e Vëllait të Madh.
Lini një Përgjigje