TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Mars 2025, 13:27

Kamera e fshehtë që mund të përfundonte në tragjedi/ Zebërvoki nxjerr armën kur tentojnë ta rrëmbejnë

Shkruar nga Pamfleti

Kamera e fshehtë që mund të përfundonte në tragjedi/

Një kamera e fshehtë, realizuar nga të rinjtë e ‘Andale’ mund të kthehej në një tragjedi të vërtetë. Tre djem, të cilët bënin si fansa të çmendur të Zebërvokit, shkojnë në vendin ku aktori, emri i vërtetë i të cilit është Marius Dervishi, dhe bëjnë sikur do e rrëmbenin.

I gjendur në një situatë ku djemtë ishin të pajisur me shkop bejzbolli, e kapnin me duar dhe tentonin ta fusnin në një makinë, Zebervoki ka nxjerrë armën e shërbimit dhe situata mund të përfundonte shumë keq. Pavarësisht fjalëve të të rinjve se e gjitha ishte vetëm një kamera e fshehtë, Mariusi, i cili është inspektor krimesh në komisariatin nr.2, nuk arrinte dot të qetësohej.

Më poshtë video:


Në një postim të gjatë të tij në Instagram, ai shkruan se u ndje shumë i kërcënuar për jetën dhe nga ana tjetër se ishte penduar shumë për veprimin. Me atë rast, ai i jep një këshillë gjithë të rinjve që të ruajnë durimin /Pamfleti

Kamera e fshehtë që mund të përfundonte në tragjedi/

 

 

 

zebervoki kamera e fshehte

Lini një Përgjigje