TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Mars 2025, 13:16

Gerta hap kutinë e Pandorës, eliminohet Amber

Shkruar nga Pamfleti

Gerta hap kutinë e Pandorës, eliminohet Amber

Gerta pati mundësinë e ‘artë’ mbrëmë, të hapte Kutinë e Pandorës nga e cila vjen një e mirë dhe një e keqe.

Kutia e Pandorës i kërkoi Gertës të çojë 3 lojtarë në nominim. Banorja nuk hezitoi duke dërguar në nominim të trefishtë: Rozanën, Laertin dhe Amberin. (Në fakt katër, duke qenë se Laerti dhe Valbona janë një banor i vetëm).

Amber u eliminuar pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës.

Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm.

Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë.

“Loja kjo është! Ndërkohë në dyshen, Laerti ka ndihmuar Valbonën, nëse nuk do ishte një banor i vetëm, do kishte dalë”, tha Gerta.

Duhet thënë se Amber e nisi shumë mirë lojën e saj në Big Brother, por bëri një gabim të parikuperueshëm duke u larguar nga shtëpia, pikërisht kur ishte shumë e preferuar nga publiku.

Rifutja e saj në lojë, ishte një gabim, pasi Amber nuk e gjeti më dot veten dhe nuk arriti të kapte ‘fillin’.

Gerta hap kutinë e Pandorës, eliminohet Amber

amber eliminim kutia e pandores

Lini një Përgjigje