TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Mars 2025, 11:30

Trekëndëshi Jozi, Lori, Ola; vajzat vazhdojnë debatin për banorin

Shkruar nga Pamfleti

Trekëndëshi Jozi, Lori, Ola; vajzat vazhdojnë debatin për

Lori dhe Ola kanë nisur sërish përplasjen për Jozin mbrëmë, pas situatës së krijuar një natë më parë ku ajo kërceu me ish-partnerin e Lorit.

“Nëse unë doja të lëndoja Lorin, kisha bërë gjëra shumë të mëdha”, tha Ola, teksa fliste për situatën e saj me Jozin.

Menjëherë ka reaguar Lori e cila i tha me ironi “pse çfarë prisje të bëje?!”.

Ola: Ti e ke të vështirë refuzimin, unë gjë për inat s’po të bëj.

Lori: E kam, sepse e dua!

Jozi: Jam i sikletosur nga kjo situatë, jam i qartw me ndarjen mes nesh, unë kërkoj që mënyra e të folurit me Lorin të jetë me respekt

Lori: Ti ke ardhur të më denigrosh, asnjëherë nuk do të flas me qetësi

Ola: Si Jozi dhe Loredana më kanë thënë që e kanë mbyllur marrëdhënien me njëri-tjetrin. Por mbi të gjitha unë e shikoj reagimin e Loredanës, e shikoj që ajo lëndohet dhe gjithë shtëpia më ka thënë ‘mos se po lëndon Loredanën’. Nëse unë do të kisha qëllim që të lëndoja atë kisha bërë gjëra edhe më të mëdha.

Loredana: Çfarë do të na bëje tjetër?

Ola: Unë doja të kërceja. Doje të hipje ti në karrige? Nuk do të marrë ty leje.

Loredana: Ti nuk kishe kurajo të vije tek unë edhe të më flisje si vajza vajzës.

Ola: Ti e ke shumë të vështirë refuzimin. Kërkoji llogari Jozit, jo mua. Nuk po të bëj asgjë për inat. Vetë më ke futur në debat. Nuk të kam sulmuar kurrë.

Jozi: E vetmja gjë që kërkoj nga Loredana është mënyra e të folurit me respekt. Nëse nuk ke respekt, mos fol fare.

Loredana: Je një hipokrit i paparë. I qan hallin Egli Takos kur më ke mua këtu përballë që po të them ‘po më çmend’. Nuk e di si po mundem ta kaloj këtë situatë. Po ta them si njeri: mos e bëj dhe ti vazhdon i bën prandaj gjithë kjo urrejtje që unë kam ndaj teje më del në llafe, në veprime

jozi ola lori

Lini një Përgjigje