TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Mars 2025, 10:54

Gjesti ‘lan duart’ nga Egli: Unë s’mbaj përgjegjësi për daljen e saj

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti ‘lan duart’ nga Egli: Unë s’mbaj

Mbrëmja e së shtunës nisi me një diskutim rreth Eglit, pas largimit të saj të papritur nga “BBVA” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Pothuajse të gjithë banorët shprehën mendimet e tyre lidhur me vendimin e ish-banores, ku shumica prej tyre fajësuan Gjestin si shkaktar i të gjithë situatës.

Mirëpo Gjesti u shpreh se nuk mbante përgjegjësi dhe se gjithmonë ishte munduar t’i tregonte Eglit se si qëndronte e vërteta, pavarësisht se sa e dhimbshme ishte ajo!

“Desha t’i jepja fund por s’mundesha kur e shikoja duke qarë. Për momentin vetëm të bëja mirë mundesha. A kam ndikuar unë në gjendjen e saj emocionale? Po patjetër. Unë s’mbaj përgjegjësi, ndoshta kam bërë keq, që i kam bërtitur të mos shkonte në atë pikë, ndoshta kam patur faj, për këtë kam luftuar. Dhe unë jam fajtor, s’jam krejt i pastër. Por më mirë t’i thoja që s’ndjej gjë, sesa të bëja sikur e doja!”

Ndërsa më herët ai ishte shprehur në dhomën e gjumit qartë e pastër se:

“Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë”.

gjesti egli pergjegjesi

Lini një Përgjigje