
Pas daljes së papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP” për arsye shëndetësore, reagimet e Egli Takos në rrjete sociale këto ditë kanë qenë të pakta. Mbrëmjen e djeshme, teksa transmetohej edhe Prime i spektaklit, Egli ka reaguar në Instagram ndaj fjalëve fyese që janë thënë ndaj saj.
“Nuk fajësoj turmën e njerëzve që ofendojnë Eglin nëpër komente, mbase kështu ndjehen të realizuar në jetën e tyre. Mendojnë arritje të bëhen disa vetë bashkë dhe të hedhin baltë mbi një person që kanë 1 muaj që e shohin në TV dhe mendojnë se e njohin.
Nuk fajësoj as gratë që falin “tradhëtinë e burrit” ama nuk durojnë dot që pas një debati, Egli i flet sërish atij.
Të njëjtat gra që jetojnë për botën dhe kanë harruar jetën e tyre.
Nuk fajësoj burrat, megjithëse ndonjëri prej tyre ndonjëherë mund të jetë gabim. Ata sërish solidarizohen me njëri-tjetrin dhe ia hedhin fajin tjetrës
Kjo është një lojë. Po, po, e di.
Por mos harroni: aty luajnë njerëz me shpirt dhe me ndjenja. Aty luajnë edhe njerëz emocionalë dhe të fortë
Gjithsesi unë nuk ju vë faj . Vazhdoni tregoni veten si për mirë, si për keq."
Lini një Përgjigje