TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Mars 2025, 10:11

“Kam kaluar shumë trauma”, G Bani rrëfen si humbi shikimin tek syri i majtë

Shkruar nga Pamfleti

“Kam kaluar shumë trauma”, G Bani rrëfen si humbi shikimin

G Bani, emri i vërtetë i të cilit është Arban Përlala, ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi.

Ai ka rrëfyer disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur. Data 7 janar 1992 është një prej ditëve më të vështira për këngëtarin.

G Bani: Punoja tek kioska, shërbeja aty, kur shkova të merrja vëllain, ai me të cilin po rrinte vëllai më tha: na merre këtë kapsollin, ai kapsolli vinte nga magazinat e metalurgjisë, minierës në Rubik. Kapsolla ishte e lagur, i pres fitilin nuk funksionon, ndeza një zjarr nuk bëri bam, marr dhe e ngacmoj dhe vetëm dëgjoj një zhurmë, pati një shpërthim, më dëmton syrin e majtë.

Unë e kam parë në ëndërr këtë ndodhi dhe ia thashë babit, humba shikimin tek syri i majtë. Më dërguan në Rrëshen, pastaj në Tiranë, më bënë operacio me anestezi lokale, unë ndjeja shumë, i mbaj mend gjilpërat, 11-12 vjeç, besoj se truri i njeriut ka veti që traumat t’i fshehë që të ketë mundësi të vazhdojë, hardisku im ka bërë disa herë fshirje se kam përjetuar shumë trauma.

Sot e kësaj dite lexoj komente “qorr, miushi” tek BBV që më këndonte “Qorrin e Lazit”. Syri im është në 50% të shikimit.  

g bani shikimi

Lini një Përgjigje