
Në shtëpinë e Big Brother Vip është zhvilluar një lojë me pyetje sekrete.
Loja u shoqërua me debate të shumta mes banorëve, veçanërisht për natyrën e pyetjeve që ata i kishin drejtuar njëri-tjetrit.
Një nga këto pyetje ishte edhe ajo drejtuar Ilnisës, një pyetje pikante të cilën ajo zgjodhi të mos i përgjigjej.
Egla: A do arrish të bësh s*ks për të shkuar deri në finale?
“Refuzoj në mënyrë kategorike të përgjigjem për llojin dhe nivelin e pyetjes. Mendoja se në këto moment pyetjet do të ishin… Është skandaloze dhe e mjerë situata ku jemi këtu bashkë dhe është e mjerë mënyra se si mendoni”, tha Ilnisa.
“Çfarë janë këto pyetje, s’jeni normal”, u shpreh Meritoni, duke u çuar nga divani, në shenjë proteste për të lënë lojën.
Lini një Përgjigje